Numri i njerëzve të infektuar me virus në Evropë ka tejkaluar 10 milionshin, pasi numri i rasteve të reja është dyfishuar brenda pesë javësh.
Muajin e kaluar, Amerika Latine dhe Azia raportuan secila më shumë se 10 milionë raste. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se nëntë milion raste.
Ndërsa Evropës iu deshën nëntë muaj për të regjistruar 5 milionë rastet e para, ajo raportoi 5 të tjera në pak më shumë se një muaj, sipas një analize të reuters.
Në shtatë ditët e fundit, më shumë se 1.6 milion raste të reja janë regjistruar në Evropë, gati gjysma e 3.3 milionë të konfirmuarve në të gjithë botën.
Evropa ka 10 % të popullsisë së botës dhe në kontinentin e vjetër, 22 % e të gjithë 46.3 milionë të infektuarve në botë, transmeton Gazeta Metro.
Si rezultat i COVID-19, 1.2 milion njerëz vdiqën në botë, nga të cilët 269,000 në Evropë.