Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi Skënder Hysenit nga delegacioni kosovar i ka humbur çanta, përcjell InLajmi.
Musliu-Shoshi ka ironizuar këtë të fundit duke thënë se shpreson që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti.
Postimi i plotë i saj:
Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.
Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme? /InLajmi/