Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha ka reaguar gjatë seancë sotme ka thënë se situata e shqiptarëve në veri të Kosovës nuk ka qenë më e keqe ndonjëherë sesa gjatë kohës së Qeverisë Kurti raporton InLajmi.
Deputeti Hoxha ka thënë se asnjë lider nuk kishte vizituar veriun, derisa kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, tha se ajo kishte shkuar në veri madje gjatë kohës së pandemisë.
“Asnjëherë, asnjëherë, po e përsëris edhe njëherë, nuk ka qenë më e rëndë situata e banorëve shqiptarë në veri sesa në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit, e veçanërisht në kohën e pandemisë”, ka thënë Hoxha.
Osmani ia ktheu Hoxhës se ajo ka vizituar veriun kur bile në kohën kur kishte filluar pandemia në Kosovë.
“Z. deputet e keni gabim. Prej liderëve institucionalë kam qenë unë si kryetare e Kuvendit dhe i kam vizitu të gjitha ato fshatrat, përfshirë edhe shkollat atje. Kam qenë pikërisht në fillim të pandemisë”, ka shtuar Osmani /InLajmi/