Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiringa radhët e AAK-së ka takuar Odën Hoteliere Turistike të Kosovës ku kanë biseduar për masat e marra duke shqyrtuar edhe i ka thënë se pas marrjes së vendimit, ekziston mundësia e rishikimit të këtyre masave, raporton InLajmi.
“Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere e gastronomike. Ju lutem respektoni masat dhe mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje e që do të ketë afekt në gjithë Kosovën”.
“Pasi që grumbullimet që po ndodhin janë në Prishtina dhe Prizren, kështu së paku jam informuar. Po ashtu isha shumë i qartë që me miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike do ta trajnojmë në veçanti subjektet e gastronomisë dhe ato hoteliere”, tha Tahiri,
Ndërsa kryetari i Odës Hoteliere Hysen Sogojeva, tha se vendimet e marra nga Qeveria do të zbatohen nga ta. /InLajmi/