Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar 2 persona nën dyshimin për zjarrvënie të një veture të tipit golf3, përcjell InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku të dyshuarve u shqiptohet masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Persona te panjohur kishin ndezur me benzin veturën e llojit Golf III, ngjyrë e kaltër me targa 06 pronë e ankuesit po nga ky fshat. Njësitet e hetimeve te stacionit policor te Gjilanit me 31 Tetor 2020 kanë arrestuar të dyshuart B. S.(1983) si i dyshuari kryesor i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur prova të qëndrushme se ai e ka kryer këtë vepër në tërësi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998) të dyshuarit me vendim te prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit”. /InLajmi/