Banorët e rrugës “Jakov Xoxa” në lagjen Mat 1 kanë mbetur të bllokuar shkaku se një rrugë afër vendbanimit të tyre është duke u rregulluar.
Një banor i kësaj lagjeje ka dërguar fotot dhe ka treguar se askush nuk i ka njoftuar se do të bllokohet rruga këtë të diel.
Në këtë pjesë të Prishtinës ka disa javë që kanë nisur punimet në disa rrugë ndërsa ende nuk kanë përfunduar, përcjell FaktePlus.
Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë përgjigje pse nuk janë njoftuar banorët e kësaj lagje për bllokimin e rrugës.