Një qytetar i cili ka aplikuar për të marrë patentëshoferin ndërkombëtar nga MPB-ja, është pajisur me patentëshofer me gabime.
Fillimimin e lëshimit të patentëshoferëve ndërkombëtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës e ka shfrytëzuar edhe një lexues i Gazetës Express, por i njëjti ka dërguar dëshmi sesi i janë ndërruar kategoritë e patentëshoferit.
“C1E është ngatërruar me D1E. Pastaj, B1 është për motor më të madh ndërsa këtu e kanë përfshi për furgon”, tha ai.