Cfarë mendon Molliqaj për Ibrahim Rugovën, Albin Kurtin, Isa Mustafën e liderët tjerë
“N’Konak” me Kosovë Gjocin, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka treguar se çfarë mendon për liderët politik në vend.
Molliqaj ka thënë se LDK dhe Rugova kanë kontribuar në liri, por sipas tij nuk janë liria e vërtetë.
“Përpjekja e Rugovës dhe LDK’së deri në ’95 për mua është regresive, mendoj që ka kontribuar në lirinë dhe çlirimin e vendit, por çlirimi i vërtetë është Adem Jashari dhe Adem Demaqi, sepse paqja nuk solli lirinë, por lufta”, ka thënë ai
Ndërsa Albin Kurtin e cilësoi si një person me tendencë autoritare.
“Lideri i vetëm që ka tendenca të qarta autoritare sipas mendimit tim është Albini. Nëse Albini do kthehet në pushtët do të jetë më i rrezikshmi dhe me i dëmshmi që ka pasur ndonjëherë Kosova në kuptimin politik”, tha ai
Sipas Molliqaj Hashim Thaçi është person që ka vlerë vetëm kur përmendet pjesa e luftës sepse pjesën politike të Thaçit e quan të pandershme.
Ndërsa, kreun e AAK-së, Dardan Molliqaj e quajti prishës së lojës sepse ka bërë gabime dhe dëme politike në Kosovë, ndërsa shtoi se ka respekt për Ramush Haradinajn e luftës.
Për kryetarin e PSD’së, Fatmir Limaj është karizmatik, por i paqartë ideologjikisht dhe sipas Molliqjat, nuk dallon nga PDK, për këtë arsye nuk e kupton pse nuk është pjesë e kësaj partie.
Behxhet Pacolli nuk ka ndonjë vlerë për Dardan Molliqaj, ai tha se e sheh vetëm si tendecë të njerëzve të pasur që të bëhën pjesë e politikës, transmeton Gaeta Express.
Ndërsa, Isa Mustafën e LDK-së e quajti dinak dhe person që kapërgjegjësi të madhe për të kaluarën e tij dhe shtoi se nuk ka ndonjë vlerësim për atë.