Investimet më të mëdha në Kosovë në vitet e fundit janë bërë në infrastrukturë, saktësisht në asfaltimin e rrugëve.
Sipas statistikave të publikuara nga ASK, 95.6 përqind e rrugëve janë të asfaltuara.
Vetëm 4.4% e rrugëve në Kosovë nuk janë të asfaltuara ende, përcjell EO.
Por, kjo nuk do të thotë se të gjitha rrugët e asfaltuara janë në gjendje të mirë. Shpeshhherë rrugët janë në gjendje të mjeruar.