Një përleshje fizike ka ndodhur sot në orët e pasdites mes një shtetasi të huaj (palestinez) dhe disa zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë derisa i dyshuari ka tentuar të vjedh një qantë është zënë në flagrancë nga zyrtarët policorë.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Hoxha ka deklaruar se nga ky sulm fizik të lënduar kanë mbetur dy zyrtarë policorë.
Teksa ka njoftuar se i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik.
“Me datën 01.11.2020 rreth orës 14:15 në Rr Rexhep Luci ne Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e qantës” nga një person i dyshuar. Njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë arrestimit te personit te dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policor kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar te dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, ka thënë Hoxha.