Javë më parë nga Thesari i buxhetit u vodhën 2.1milionë euro, ku deri më tani janë të arrestuar 2 persona si të dyshuar, një punëtor i Ministrisë së Financave dhe një drejtues i një kompanie ku janë transferuar paratë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, këtë vjedhje e quan skandal që është bërë nga partitë të cilat për 20 vite udhëheqin me vendin.
“Ne e dimë që skandalet e tilla bëhen prej këtyre që kanë qeverisur qe 20 vite. Në komision e kemi pasur ministren Hykmete Bajrami, kemi reaguar (si VV) dhe mbajtur konferencë, do të kemi edhe reagime të tjera, dhe do të shohim hapat që do të ndërmirren për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje. Kjo që ka ndodhur është skandal dhe kem frikën që mund të kenë ndodhur edhe shumë herë dhe nuk është zbuluar”, ka thënë ai për REPORTERI/INTERVISTA.
Rrahmani thotë se kjo vjedhje përveç skandaloze është edhe shqetësuese për sigurinë e vendit tonë.
“Per neve si LDK e PDK janë një, në interesa dhe kapjen e shtetit janë të përbashkët, nuk kanë asnjë dallim”, tha ai.