Ish zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi me anë të një shkrimi referuar qeverisë aktuale, ka thënë se nuk kupton se si është e mundur të “mashtrohen” nga të huajt gjatë gjithë karrierës së tyre, përcjell InLajmi.
Abazi tha se janë mashtruar për Mitrovicën, për investimet, për fusnotën, për njohjet, për anëtarësimin me mekanizma rajonale e ndërkombëtare, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, për Gjykatën Speciale, për asociacionin me kompetenca ekzekutive, por sipas tij si nuk u mashtruan kur përvetësuan me miliona euro pasuri, privatizuan toka, shitën gjithçka, morën Union, Terranovën, nënkalimet, sigurimet terminale, e u bënë mikrobogjezët e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Nuk po kuptoj si është e mundur të “mashtrohen” nga të huajt gjatë gjithë karrierës së tyre.
U mashtruan për Mitrovicën, për investimet, për fusnotën, për njohjet, për antarsimin në mekanizma rajonal e ndërkombëtar, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, për gjykatën speciale, për asociacionin me kompetenca ekzekutive… por se si nuk u mashtruan kur përvetsuan me miliona euro pasuri, privatizuan toka, shitën gjithçka, moren Union, TerraNoven, Nenkalimet, sigurimet, terminalet, u bënë pararoja e mafisë ndërtimore, bëjnë tender për të qenë aksionar në kontrata lukrative me korezinë e alkohool, u bënë pronar tokash- feudalët e microborgjezët e vendit. Pse Nuk po mashtrohen kur vije puna te xhepi tyre. Pse janë kaq të aftë për të mobilizuar propagandë të çmendur ndaj qeverisë së vetme që kishte program edhe për proceset e brendshme edhe për mardhëniet me partnerët ndërkombëtar.
Gjuhën e Brukselit dhe Washingtonit nuk e kap antena e Prapashtices. Vetëm pesë muaj me vonë po e kuptojnë mashtrimin që në fakt është shtrirje e qafës për interes të Serbisë dhe për interesin e atyre që kanë kapur shtetin e janë në kundershti me përcaktimin e sovranit që votoi për ndryshim me 6 tetor 2019 dhe tani është i gatshëm jo vetëm të votoj por edhe të i hedhë në kantonjer mbeturinash këto mbetje të djallëzuara kinse naive, që janë konsumuar dhe azauruar./InLajmi/