Mërgim Vojvoda përballë Vedat Muriqit.
Xhiroja e gjashtë në Serie A sjellë derbin e 2 futbollistëve nga Kosova.
Mërgim Vojvoda me Torinon e tij presin në stadiumin olimpik të tyre Lazion e Vedat Muriqit.
Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00, dhe dyshja kosovare pritet të jenë titullar, përcjell Periskopi.
Vojvoda e ka nisur mirë aventurën te Torino, duke asistuar disa herë, ndërsa Muriqi vazhdon të jetë në pritje të golit të parë.