Trafiku Urban i Komunës së Prishtinës ka apeluar tek prindërit që për festën “Halloween” të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të dëmtojnë autobusët duke hedhur vezë apo gjësende të tjera.
Teksa apelojnë për kujdes ata kujtojnë vitet paraprake, ku për këtë festë janë dëmtuar autobusët duke u goditur me vezë dhe në disa raste të kamufluara edhe me gurë dhe gjësende të forta, shkruan EO.
“Këta autobusë, janë në shërbim për të gjithë qytetarët dhe të nesërmen, me këta autobusë do të udhëtojmë për të shkuar në punë, çerdhe apo shkollë. Të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm me kulturë urbane”, thuhet në njoftim.