Ka ndërruar jetë mjeku familjar nga Komuna e Vushtrrisë Sefet Idrizi, përcjell InLajmi,
Lajmin e vdekjes së tij e bëri i pari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri në facebook ku tha se lajmi pë vdekjen e mjekut ishte tronditës
Tahiri ka thënë se dr. Safet Idrizi, specialisti i mjekësisë familjare, ishte deputet në Kuvendin Komunal Vushtrri nga radhët e PDK-së, përgjegjës për shëndetin publik në QKMF dhe ish-drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Vushtrri.
Postimi i plotë i tij:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Idrizi
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Safet Idrizi.
E dashura famije Idrizi, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
Dr. Safet Idrizi, specialisti i mjekësisë familjare, ishte deputet në Kuvendin Komunal Vushtrri nga radhët e PDK-së, përgjegjës për shëndetin publik në QKMF dhe ish-drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Vushtrri.
Ai ishte njeri i mirë e i urtë, bashkëpunues për interes publik të qytetarëve të Vushtrrisë, humanist dhe veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare.
Sot familja e Dr. Safetit, Kuvendi i Komunës dhe mjekësia në Vushtrri kanë humbur prindin e profesionistin më të përkushtuar.
Zoti e mëshiroftë doktorin!
Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë
Vushtrri, 31/10/2020 /InLajmi/
