Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me COVID-19 është nën kontroll dhe se Kosova ka shumë më pak të infektuar sesa vendet e rajonit.
Por, ai tha se rreziku nga vala e 2-të e infektimeve mund të parandalohet nëse të gjithë qytetarët respektojnë masat e vëna nga Qeveria.
“Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë! Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin”.
“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”.
“Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë. Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i respektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”, njofton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka publikuar një grafikë që tregon numrin e të infektuarve dhe të testuarve për shtatë ditë.