Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në profilin e saj në Facebook pamjet e spitalit Covid3, i cili u hap pasditen e djeshme për trajtimin e pacientëve të infektuar nga Covid19, pas fluksit të shtuar në dy spitalet covid.
Manastirliu shkruan se Covid3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor, shkruan A2.
Ministrja e Shëndetësisë i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve.