Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.
Mirëpo, Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka thënë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar, shkruan Gazeta Express.
“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha Haradinaj.