Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar buxhetin për vitin 2021 ku nga ky buxhet do të ndahen mjete për 30 projekte infrastrukturore, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se këto projekte do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi e po ashtu në lehtësimin e lëvizjes dhe ndërlidhjen e Kosovës me vendet fqinje.
Postimi i plotë i tij:
Mbi 30 projekte të reja në buxhetin e vitit 2021
Këto projekte do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi e po ashtu në lehtësimin e lëvizjes dhe ndërlidhjen e Kosovës me vendet fqinje.
Zgjerimi i rrugës nga Besia deri në Podujevë (Lluzhan), Pejë – Kuqishtë – Çakor, zgjerimin Prishtinë – Grashticë (Mutivodë), auto-udhën Gjilan – Dheu i Bardhë, rrugën A në Prishtinë, zgjerimin e hyrjes së Gjakovës nga Peja, rruga nga Kodra e Trimave në Shkabaj, investime në zonën industriale në Fushë Kosovë, vazhdimin e investimeve në Ferizaj, Lipjan, Istog, Shalë të Bajgores, Dragash, Viti dhe shumë punë tjera.
Këto projekte të reja në kombinim dhe atyre që fillojnë përmes financimit të institucioneve ndërkombëtare, kthejnë Kosovën në kantier ndërtimi e zhvillimi. Na priftë e mbara. Vazhdojmë./InLajmi/