Vedat Muriqi në afatin kalimtar të verës u transferua nga Fenerbahce te Lazio.
Ky transferim u kushtoi italianëve rreth 20 milionë euro, derisa edhe sulmuesi kosovar merr një pagë të mire.
Në fillim u raportua se ai përfiton 2 milionë euro në vit, por tani mediumi turk ‘Milliyet’ ka shkruar se ai fiton 2.2 milionë euro për sezon, pa llogaritur bonueset, përcjell Reporteri.net.
Muriqi tashmë ka filluar të luajë për Lazion duke u inkuadruar nga banka rezervë, por akoma nuk e ka gjetur golin.