Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, ku ishin të përfshirë disa persona, përcjell, InLajmi.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, përleshja fizike u bë në mes 8 meshkujve kosovarë të cilët ishin të mitur.
2 nga ta kanë pësuar lëndime trupore, dhe janë pranuar për tretman mjekësor.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
“Rr. “Xhemajl Mustafa”, Podujevë 29.10.2020-10:22. Raportohet për një përleshje fizike në mes të tetë personave meshkuj kosovarë (të mitur). Si pasojë e përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit një dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt./InLajmi/.