Komuna e Prishtinës dhe “Sport Marketing”, kanë nënshkruar një kontratë, meqë rast Parkut Parkut të Gërmisë në Prishtinë do t’i shtohet edhe “Parku i Aventurave, përcjell InLajmi.
Blerta Basholli, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, tha se ky është një prej projekteve më të rëndësishme.
” Sot po nënshkruajmë produktin tonë më të ri për Parkun e Aventurave në Parkun e Gërmisë. Ky park ngërthen në vete 67 elemente të ndryshme në tokë në standardë të larta të sigurisë. Natyrisht për këtë vendim është bërë një studim i fizibilitetit. Parqet të tilla ka edhe ne Slloveni.
Parku do menaxhohet nga Komuna e Prishtinës dhe Swis Contact. Shpresoj që të bëjmë bashkëpunimin Sport Markenting drejt realizimit të këtij projekti./InLajmi/