Zhvillimet e fundit në Francë, ku dje një person nën thirrjen “Allahu Akbar” ka goditurr vrarë 3 persona, kanë ngjallur reagimin e Teologut shqiptar, Elvis Naçi, përcjell InLajmi.
Naçi i ka quajtur kriminelë dhe mashtrues, të gjithë ata që vrasin në emrin e Profetit Muhamed.
“Kush vret në emrin e Profetit Muhamed kur e din që vetë Profeti Muhamed i fali armiqtë e tij është thjeshtë një kriminel, mashtrus dhe mbi të gjitha i përdorur për të dëmtuar Islamin dhe Muslimanët! Xhuma të begatë. Amin”, ka shkruar Naçi në Facebook.
Ndryshe Franca e ka dënuar sulmin duke e quajtur terroristë, ndërsa liderët e vendit kanë shkruar se terroristët asnjëherë nuk do të fitojnë /InLajmi/