Policia e Kosovës edhe mbrëmë ka shqiptuar një numër të madh gjobash, për qytetarët që nuk po i përfillin masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Në 24-orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1.273 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat për virus.
Për mos mbajtjen e maskës, qytetarët dënohen me gjobë prej 35 euro.
Policia e Kosovës para disa ditësh ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë shqiptuar mbi 50 mijë gjoba./InLajmi/