Tërmeti që goditi sot Turqinë, shkatoi shumë pasoja teksa ende nuk dihet as për numrin e viktimave, e lidhur me këtë kanë reaguar krerët politik të vendit, përcjell InLajmi.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur se është i prekur thellë nga tërmeti vdekjeprurës.
Në këto momente të vështira për popullin mik turk, bashkëndjejmë dhimbjen me ta, ka shkruar Limaj.
“I shpreh ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet dhe lutem për sa më pak viktima e të lënduar”, ka shkruar lideri i Nismës Fatmir Limaj në faqen zyrtare të partisë që ai drejton./InLajmi/