Përpos Listës Serbe, PDK-së dhe një kandidati të pavarur, edhe Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Erden Atiq, PDK-ja me Florent Azemin, Lista Serbe me Milan Radojeviq, derisa në garë është edhe kandidati i pavarur Dusan Milunoviq.
SUBJEKTI POLITIK | EMRI I KANDIDATIT |
LISTA SRPSKA | MILAN RADOJEVIĆ |
KANDIDAT I PAVARUR | DUŠAN MILUNOVIĆ |
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | FLORENT AZEMI |
LËVIZJA VETËVENDOSJE! | ERDEN ATIQ |
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020., shkruan KlanKosova.
Periudha e aplikimit ishte e hapur nga data 21 deri më 30 tetor.