Numri i rasteve të reja me koronavirus në Austri është rritur për më shumë se 1,000, në 5,627 raste, tregojnë të dhënat nga ministria e shëndetësisë të premten.
4,453 rastet e shënuara të enjten ishte shifra e fundit rekord e shënuar aty, raporton Reuters.
Qeveria është në prag të vendimit për masa të reja në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, përcjell EO.
Ndërkohë e gjithë Evropa ka shtrënguar masat, pas rritjes së numrit të të infektuarve.