Anëtari i Bordit për luftimin e e koronavirusit në Kosovë, Besim Kodra, mësohet se është gjobitur nga policia për mos mbajtje të maskës në veturë dhe i vetëm përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirumar përmes rrjetit social BesimKodra ku është shprehur i mllefosur ku e ka cilësuar arbitraritet shtetëror dënimin nga policia.
Postimi i plotë i tij.
Ky anëtari i Bordit jam unë!
Më ndalë polici, në periferi të qytetit, vetëm në veturë edhe ma shkruan denimin për Kundërvajtje!Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturen time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i sheruar …Ky është arbitraritet i shtetit ndaj qytetarëve, asgjë më shumë!Ju miqt e mi, vazhdoni!
Kjo ju siguron të jeni të mbrojtur nga COVID-19. Për dënimet arbitrare vendosë gjykata./InLajmi/