30 tetor 1918 – U nënshkrua Armëpushimi i Mudrosit ndërmjet Bllokut të Antantës dhe Shtetit Osman, i cili pësoi humbje në Luftën I Botërore kundër Britanisë, Francës, Rusisë dhe Italisë. Me këtë armëpushim, ushtritë osmane ulën armët dhe në territoret osmane, sidomos në Stamboll dhe Anadoll, filloi periudha e pushtimit.
30 tetor 1923 – Ismet Inonu, emëruar kryeministër nga Presidenti Mustafa Kemal Ataturk, themeloi qeverinë e parë të Republikës së Turqisë. Qeveria e tij mori votëbesimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë që në votimin e parë.
30 tetor 1938 – George Orson Welles përshtati në radio veprën me titull “Lufta e Botëve”, e cila trajton pushtimin e planetit tonë nga marsianët dhe në transmetimin e saj të parë shkaktoi panik anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
30 tetor 1961 – Bashkimi Sovjetik realizoi në arkipelagun Novaya Zemlya, në oqeanin Arktik, testin e një bombe hidrogjeni me fuqi 58 megaton. Shpërthimi u regjistrua si më i madhi dhe më i fuqishmi në botë që është prodhuar nga dora e njeriut. Lideri i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov, deklaroi se shpërthimi ishte planifikuar me fuqinë 100 megaton, por fuqia e shpërthimit ishte kufizuar nga frika e reshjeve radioaktive.
30 tetor 1961 – Autoritetet turke dhe gjermane firmosën marrëveshjen për punësim, e cila i hapi rrugë emigracionit të ligjshëm të qytetarëve të Turqisë në Gjermani.

30 tetor 1970 – Shirat e rrëmbyeshme musonike në Vietnam shkaktuan vdekjen e 293 personave.
30 tetor 1973 – Ura e Bosforit (sot Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut) u përurua nga Presidenti Fahri Koruturk.
30 tetor 1983 – Tërmetet e njëpasnjëshme në Erzurum dhe Kars të Turqisë u morën jetën 1.330 njerëzve.
30 tetor 2015 – Boksieri turk, Sinan Samil Sam, kampion botëror i peshave të rënda, vdiq për shkak të pamjaftueshmërisë së mëlçisë gjatë trajtimit në spital.
30 tetor 2017 – U inaugurua me ceremoni Hekurudha Baku-Tbilis-Kars, e njohur ndryshe edhe si “Hekurudha e Mëndafshit”.