Ka ndërruar jetë zyrtari i komunës së Vushtrrisë Emin Ibishi, njofton kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri, përcjell InLajmi.
Tahiri në facebook ka thënë se ishte lajm i trishtueshëm momenti i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë.
Postimi i plotë i tij:
Shumë i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!
Nesër në ora 11:00, mbledhja komemorative në Komunen e Vushtrrisë /InLajmi/