Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë një asambleist i AAK-së në Komunën e Obiliqit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se vdekja e Muhamet Mustafës është një humbje për politikën.
Postimi i plotë i tij:
Lajmi për ndarjen nga jeta të asambleistit të AAK-së, Muhamet Mustafa, na pikëlloi të gjithëve. Komuna e Obiliqit sot humbi një punëtor dhe aktivist të zellshëm.
Me këtë rast, ngushëlloj familjen Mustafa, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, Kuvendin Komunal dhe të gjithë qytetarët e Obiliqit.
E nderuar familje Mustafa, Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë. E kujtofshit birin tuaj Muhametin me kujtimet më të mira./InLajmi/