Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë njoftoi se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID-19.
Sipas njoftimit, ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës, transmeton TCH
“Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë.