Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë pjesë në panelin Ministror të Ballkanit Perëndimor me tenën për sfidat e të rinjëve dhe migrimin, përcjell InLajmi.
“Në fjalën time ndava me pjesëmarrësit realitetin e Kosovës si vendi më i ri e me popullsinë më të re në Evropë, dhe i ftova të shfrytëzojmë bashkë potencialin e lartë të Kosovës dhe rinisë së mrekullueshme të saj, duke u bashkuar në iniciativën tonë për të themeluar në Prizren një Qendër Rajonale për Start-up dhe Inovacion”, shtoi ministrja.
Poashtu theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes së pari, para se të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese. Vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët.
“Në fund, nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe BE-ja veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare”, përfundoi ajo./InLajmi/