Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Ali Berisha, në seancë ka kërkuar të rregullohet e drejta e sigurimeve shëndetësore, raporton InLajmi.
Ai thotë se çështja e sigurimeve shëndetësore është një e drejtë elementare për të gjithë njerëzit.
Berisha më tej tregoi se çështja e sigurimeve shëndetësore ka filluar që nga viti 2004.
‘Nga vitit 2004 kanë filluar përpjekjet për të themeluar diçka për sistemin shëndetësor, po asgjë nuk është arritur. Të gjitha këto përpjekje kanë mbetur të pazbatueshme dhe kanë mbetur vetëm në letër.
Më tej ai tha se Kosova është një̈ ndër vendet e vetme që nuk ka sigurim shëndetësor.
‘Kosova është një̈ ndër vendet e vetmë që nuk ka sigurime shëndetësore. Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka shkatërruar sistemin shëndetësor./InLajmi/




















