Ambasada e Kosovës në Francë ka dënuar sulmet terroriste në qytetin Nice të Francës ditën e sotme.
Përmes një rishpërndarje në Twitter të postimit të ambasadës së Kosovës në Francë, ambasadori Qëndrim Gashi ka dënuar fuqishëm këto sulme, duke thënë se terroristët nuk do të fitojnë.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vëshitra dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë, përcjell FaktePlus.
Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.