Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus, pas disa simptomave, përcjell InLajmi.

E shërim të shpejtë i ka uruar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili ka kërkuar edhe nga qytetarët të kenë kujdes, dhe të respektojnë masat anti-Covid.
Postimi i plotë i tij:
Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë.
Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat.
Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën./InLajmi/





















