Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në tryezën e mbajtur me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit, i kanë vlerësuar si alarmante shifrat e të prekurve me kancer në botë, raporton InLajmi.
Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani tha se duhet që të punohet e përgjegjësi në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese.
Ajo më tej ka shtuar se investimi në shëndetësi nuk është harxhim.
“Ne jemi këtu për t’i kujtuar gratë që na lanë, fitoret e grave që e kaluan këtë sëmundje. Këto gra po bëjmë ndryshimin e vërtetë”.
“Në çdo minutë vdes një grua nga kanceri i gjirit në botë. Institucionet kanë përgjegjësi të punojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese. Investimi në shëndetësi nuk është harxhim”.
Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, tha se vendi ka shënuar progres sa i përket zbulimit të hershëm të kancerit.
Ajo ka bërë të ditur se kanë iniciuar debat parlamentar në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se do të propozojnë edhe rezolutë./InLajmi/