Janë rritur rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në Kosovë, e mbrëmë 2 prindër në Mitrovicë kanë braktisur fëmijët, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, babai është arrestuar dhe më pas në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e cekur, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/