Edhe zv.ministri Halil Matoshi, i ka dalë në krahë kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Matoshi në Facebook, ka shprehur bindjen e tij, se Kurti do të kalojë edhe këtë sfidë, ashtu siq kaloi edhe shumë sfida të tjera
Postimi i plotë i tij:
Kam bindje të plotë se Albin Kurti, qysh i ka mbijetu shumë sfida (ndër to edhe dramën e kampit të përqendrimit “Zabela” të Pozharevcit – Serbi, pjesë e të cilit isha edhe vetë) do ta tejkalojë lehtësisht edhe sfidën me Covidin-19, i uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe rikthim në punët e përditshme./InLajmi/