Pas shumë kritikave, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se ka emëruar një këshilltare politike dhe Drejtore të Zyres për Komunikim me Publikun, përcjell InLajmi.
Antigona Baxhaku ka një veprimtari 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale.
“Konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat”, thotë kryeministri Hoti.
“Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë”, tha ai./InLajmi/