Ministria e Financave ditë më parë ka bërë njoftimin për një Re-tender.
Dikasteri që udhëhiqet nga Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës , kërkon të furnizohet me një dron.
Pas skandaleve që ndodhen në këtë Ministri ditë më parë, sa i përket 2 milionëshit, Bajrami duket të jetë me e kujdesshme me punonjësit e saj.
Përmes këtij tenderi, ministrja Bajrami ka kërkuar të blejë një dron, për Departamentin e Tatimit në Pronë, shkruan IndeksOnline.
Për kontraten “Furnizim me Fluturake (Dron), Trajnimi dhe mbështetja e stafit të Departamentit – Tatimi në Pronë – R”, janë ndarë 17. 500 euro.