Pas Behgjet Pacollit dhe Daut Haradinajt, shërim të shpejtë për kreun e VV-së, Albin Kurtin ka uruar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, përcjell InLajmi.
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19”, shkruan Hoti në Facebook.
Kryeministri gjithashtu ka uruar të gjithë të prekurëve tjerë që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme./InLajmi/