Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ku tha se janë koordinuar për disa tema nacionale, raporton InLajmi.
Ai i ka mohuar zërat se është biseduar për postin e presidentit.
“Isha në takim me ftesë të presidentit Thaçi për konsullata dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë”.
“Një takim që është praktik. Kemi pasur takim kryesisht për zhvillimet në vend politike dhe institucionale”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu ka mohuar se në këtë takim është biseduar për postin e presidentit dhe Gjykatën Speciale.
“Jo nuk kemi biseduar për postin. Nuk ra kjo temë dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, tha ai./InLajmi/