Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se po mundohen ta menaxhojnë pandeminë edhe pse situata nuk është e mirë, raporton InLajmi.
Zemaj paralajmëroi se do rrisin kontrollet edhe në institucionet lokale dhe qendrore.
Ai ka thënë se janë në koordinim me institucionet qendrore dhe lokale për ta parë nëse është e nevojshme shtimi i masave dhe kufizimi.
“Angazhimi do të jetë më permanknent dhe mirë i dakorduar. Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar edhe në institucione lokale dhe qendrore dhe do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje. Do ti kemi edhe stafin që janë punësuar mbi 400 punëtorë shëndetësor”, tha Zemaj.
Zemaj u shpreh se masa do të merren qysh në momentin kur të kemi shtrirje, duke marrë si shembull Prishtinën që ka numër të madh të rasteve./InLajmi/