Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova duhet të mbajë raporte të mira edhe me Brukselin zyrtar.
Kosnett në “Debat Plus” ka thënë Kosova është pjesë e Evropës dhe ka nevojë për raporte me Brukselin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën do të ndryshojnë qëndrim, nëse ka zhvillime në raportet Kosovë-Serbi.
“Kush ka menduar se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të arrinin marrëveshje për emrin, por ndodhi. Njerëzit kanë menduar se është e pamundur që Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni apo Sudani do të ndërtonin raporte me Izraelin, por ajo ndodhi”, tha ndër të tjera Philip Kosnett.