Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se nuk është punuar sa duhet për t’i përmbushur obligimet që do t`i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim në BE, përcjell InLajmi.
Tahiri shton se dështimet për MSA janë faji jonë dhe jo i Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Ishim shume te gezuar pese vjet me pare kur e nenshkruam Marreveshjen Stabilizim Asocim qe vendosi Kosoven ne rrugen zyrtare te integrimit evropian. Por nuk punam si duhet per ti permbushur obligimet qe sot do ti mundesonin Kosoves hapjen e rruges per antaresim. Dhe kjo pune ka qene e jona, e institucioneve te Kosoves. Derisa me te drejte fajesojme BE per mosliberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves, per punen e MSA fajet dhe deshtimet jane tonat./InLajmi/