
Asamblisti i PDK-së, dr. Donjet Bislimi, ka ngritur çështje me rëndësi për qytetarët, jetike për shtresën në nevojë., përcjell InLajmi.


Ai ka bërë të ditur se pas insistimit të vazhdueshëm, asamblistët arritën të rrisin buxhetin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Bislimi në rrjetin social ka shkruar se “nga sot obligohen që familjeve në nevojë t’i paguhen borxhet dhe qiratë.

Ndërsa, pacientëve në nevojë t’iu shpërndahen pako me barna Anti-Covid!”.

Postimi i plotë i tij:
Mitrovica është misioni ynë. Prandaj, në Fondin Rezervë të ndarë për Mitrovicën nuk kam menduar për një grusht vota më shumë e as për protagonizëm sikur të tjerët por për mirëqenien dhe shëndetin e popullit tim. Me insistim të vazhdueshëm arritëm të rrisim buxhetin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe asaj për Mirëqenie Sociale dhe nga sot obligohen që familjeve në nevojë t’i paguhen borxhet dhe qiratë. Ndërsa, pacientëve në nevojë t’iu shpërndahen pako me barna Anti-Covid! Pavarësisht kësaj, qëllimin e njëjtë nuk e patën të tjerët, të cilët këtë Fond e shfrytëzuan për të larë borxhe tek përmbaruesi dhe për të fituar vota me asfalt!/InLajmi/