Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm, të akuzuarin Trimor Lalinovci.

Lalinovci u shpall fajtor për vrasjen e kryer në dhjetor të vitit 2019.


Gjykata gjeti se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.
Bytyqi ishte vrarë më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë, e më pas i dyshuari kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të Gjilanit, përcjell lajmi.net
Lalinovci dyshohet se më ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës së Bytyqit.

















