Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli jo rallë herë risjellë të kaluarër e tij si i ri e që ishte jo sikur sot i pasur, përcjell InLajmi.
Pacolli në rrjetin social face book ka kujtuar atë kohë të vështirë varfërie duke thënë se prandaj ai ndihmon skamnorët aq shumë.
Ai ka shtuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër.
Postimi i plotë i tij:
Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë! /InLajmi/