Policia e Kosovës pas pranimit të një informate se në një lokal zhvillohen lojëra të fatit, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast në një lokal në Vushtrri, ka takuar 5 persona meshkuj kosovarë duke luajtur lojëra të fatit, përcjell InLajmi.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: 3 TV, 3 shtëpiza kompjuteri, 3 monitorë dhe një skaner.
Nga inspektorët komunalë është mbyllur lokali. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/